Foto: PDK-Skenderaj
Konfirmohet kandidatura e Sami Lushtakut për kryetar të Komunës së Skenderajt
Dega e Partisë Demokratike në Skenderaj ka konfirmuar kandidaturën e Sami Lushtakut për kryetar të kësaj komune, për zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Kryesia e Degës dhe Hoxhaj, unanimisht kanë përkrahur kandidaturën e kryetarit të degës së PDK-së Sami Lushtaku për kryetar të Skenderajt për zgjedhjet lokale që do të mbahet në vjeshtë të këtij viti. Kryesia e degës ka konfirmuar se kandidaturën e Lushtakut e mbështesin të gjitha strukturat e partisë dhe qytetarët e Skenderajt”, thuhet në një postim në Facebook të kësaj dege.
Postimi i plotë i PDK- Skenderaj:
Konfirmohet kandidatura e Sami Lushtakut për kryetar të Komunës së Skenderajt
Kryesia e degës së PDK-së në Skenderaj ka mbajtur takim në të cilin ishte i pranishëm edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së z.Enver Hoxhaj.
Kryesia e degës dhe z.Hoxhaj, unanimisht kanë përkrahur kandidaturën e kryetarit të degës së PDK-së Sami Lushtaku për kryetar të Skenderajt për zgjedhjet lokale që do të mbahet në vjeshtë të këtij viti.
Kryesia e degës ka konfirmuar se kandidaturën e z.Lushtaku e mbështesin të gjitha strukturat e partisë dhe qytetarët e Skenderajt.