COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Komunat e Kosovës me rastet e reja me coronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në  Kosovë, nga COVID-19 kanë vdekur 11 pacientë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se për 24 orë janë shënuar 765 raste të reja pozitive me COVID-19, nga 1,791 testime.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 290 raste, Gjilan 96 raste, Mitrovicë 61 raste, Pejë 53 raste, Fushë-Kosovë 42 raste, Lipjan 27 raste, Vushtrri 22 raste, Podujevë 20 raste, Klinë 19 raste, Skenderaj 18 raste, Viti 17 raste, Gjakovë 14 raste, Kamenicë 13 raste, Obiliq 13 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 9 raste, Prizren 8 raste, Drenas 7 raste, Deçan 4 raste, Ferizaj 4 raste, Istog 3 raste, Junik 3 raste, Leposaviq 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Graçanicë dhe  Kaçanik.

Numri total i rasteve pozitive është 28,616 raste nga 117,585 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 809 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 193 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17,055 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10,752.