Komuna e Shtimes - Foto: KALLXO.com

Komuna e Shtimes thirrje qytetarëve t'i ndërpresin vizitat familjare

Komuna e Shtimes u ka bërë thirrje banorëve të saj që t’i ndërpresin vizitat familjare për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Apelohen të gjithë banorët e komunës së Shtimes për ndërprerjen e vizitave familjare pasiqë këto po dalin të jenë edhe burimi kryesor në bartjen e infeksionit COVID-19. Qytetarë të nderuar, keni kujdes është thirrje serioze dhe urgjente, ndërprisni vizitat, qëndroni në shtëpi, mbani distancën dhe mbani pastërtinë personale”, thuhet në njoftim.

Deri më tani në komunën e Shtimes janë 12 raste të konfirmuara me COVID-19, ndërsa në nivel të vendit janë gjithsej 510 të infektuar, 93 janë shëruar dhe 12 kanë vdekur.