Rrenimi i dy objekteve të ndërtuara mbi pronën e Komunës së Prizrenit, Foto: Komuna e Prizrenit, Facebook

Komuna e Prizrenit rrënon dy objekte

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se janë rrënuar dy objekte, të cilat janë ndërtuar në pronën e Komunës.

“Drejtoria e Inspektoratit njofton se vendimi për rrënimin e objekteve në fjalë është marrë pasi që investitori ka vazhduar punimet drejt përfundimit të objekteve, përkundër urdhërit të DI-së për ndalimin e punimeve. Ndërkaq, ankesat e parashtruara nga investitori në Komisionin e Komunës së Prizrenit dhe po ashtu në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, janë kthyer me përgjigje negative”, thuhet në njoftim.

Sipas Komunës, investitorit kanë pasur afat 15 ditor për rrënimin e objekteve në mënyrë vullnetare, por që të  njëjtit nuk i janë përmbajtur këtij afati të përcaktuar në bazë të ligjit.