Komuna e Prizrenit nis punimet, banorët e Gjonajt nga nesër duhet të kryejnë kontrollat mjekësore në Krajk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar banorët e fshatit Gjonaj dhe zonave përreth se nga nesër të gjitha vizitat mjekësore duhet t’i kryejnë në Ambulancën e Mjekësisë Familjare në Krajk.

Sipas njoftimit të komunës, ky ndryshim do të ndodhë për shkak të fillimit të punimeve në kuadër të projektit për ndërtimin e objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjonaj.

Ofrimi i shërbimeve mjekësore nga fshati Gjonaj në fshatin Krajk do të bëhet deri në përfundim të projektit për objektin e QMF-së në Gjonaj.