Foto: KALLXO.com

Komuna e Pejës ndau 21 mijë euro për laptopë për asamblistët

Komuna e Pejës ka iniciuar procedurë tenderuese për blerjen e laptopëve për asamblistët e kuvendit komunal apo siç njihen ndryshe këshilltarë komunal.

Për blerjen e laptopëve, Komuna ka ndarë 21,000 euro si vlerë të parashikuar për kontratë.

Nga dhënia e kontratës, parashihet që kontrata të zgjasë 90 ditë.

Për këtë aktivitet të prokurimit, u përdor procedurë e hapur, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Në bazë të sasisë së paraparë prej 40 copë, dhe vlerës së parashikuar për kontratë, rezulton se komuna është e gatshme të paguaj deri 525 euro për një të tillë.

Komuna kërkon të blejë laptopë Intel Core i5, min gjenerata e parafundit në datën e publikimit të njoftimit, memorie: Min. 4 GB, 2400 Mhz DDR4, HDD: 250 GB. Kartela Grafike: Integrated HD Grapghics. Monitor: Min. 13″ Max 14″.

Data 19 prill 2022 është caktuar afati i fundit deri kur mund të ofertojnë, kompanitë e interesuara.

Edhe në të kaluarën komunat dhe institucionet tjera kanë blerë laptopë për kërshilltarët e zyrtarë publik. Për më shumë kliko këtu.