Pamje nga momenti i fillimit të rrënimit të objektit 11-katësh, më 2 qershor 2018 - Foto: KALLXO.com

Komuna e Mitrovicës nis rrënimin e një objektit shumëkatësh

Komuna e Mitrovicës ka nisur sot një aksion për rrënimin e një objekti shumëkatësh në Mitrovicë.

KALLXO ka kontaktuar me drejtorin e Inspekcionit Hysni Ahmeti, i cili ka thënë se “ky vendim nuk ka qenë i drejtorisë, por i komunës”.

KALLXO ka telefonuar disa herë kryetarin e komunës së Mitrovicës Agim Bahtirin, por i njëjti pas parashtrimit të pyetjes nga gazetarja e KALLXO e ka ndalur telefonin.

Më pas është kontaktuar edhe shefi i kabinetit të kryetarit Nehat Bahtiri, i cili tha se “për këtë çështje i vetmi person kompetent që mund flas është kryetari i komunës”.

KALLXO ka kontaktuar edhe me zëdhënësen e komunës Blerina Kastrati,  e cila poashtu na ka thënë se vendimi për rrënimin e objektit shumëkatësh është vendim i kryetarit.

KALLXO ka provuar ta kontaktoj sërish kryetarin Bahtiri, por i njëjti nuk u është përgjigjur thirrjeve në telefonin e tij.