Komuna e Drenasit largon deponi ilegale në tre fshatra

Komuna e Drenasit që udhëhiqet nga Ramiz Lladrovci ka njoftuar se ka pastruar tri deponi të mbeturinave në tri fshatra të ndryshme.

Në njoftimin e komunës thuhet se aksioni i tillë do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim.

“Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente po vazhdon aktivitetet për largimin e deponive ilegale në Komunën e Drenasit. Në vazhdën e këtyre punëve, DSHPE gjatë këtyre ditëve ka larguar deponinë ilegale në fshatin Verboc, Likoshan dhe Dobroshec”, njofton komuna e Drenasit.

“Këto aktivitete do të vazhdojnë me intensitet në hapësirat publike, duke përfshirë gjithë teritorin e Drenasit. Kujdesi ndaj mjedisit që na rrethon, është mbrojtja e shëndetit dhe vendit ku jetojmë”, thuhet në fund të njoftimit.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.