Punëtoret e KRM 'Uniteti'

Kompania e pastrimit në rajonin e Mitrovicës vendos t’ia paguajë shujtat ushqimore për punëtorët

Kompania regjionale e cila merret me mirëmbajtjen e rrugëve dhe largimin e mbeturinave në Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj, “KRM Uniteti”, ka marrë vendim që të gjithë punëtorëve të saj t’ia paguajë shujtat e ushqimit.

“Sot, Bordi i Drejtorëve i KRM “Uniteti” ka marrë vendim që gjithë punëtorëve t’iu paguhen shujtat. Vlerë e shujtës ditore do të jetë 2.5 euro neto. Pas rritjes së pagave para një viti për gjithë punëtorët operativ prej 100 euro, ky është lajmi tjetër i mirë për gjithë punonjësitë e kompanisë” – kanë shkruar nga kompania KRM Uniteti në Facebook.

Ata po ashtu kanë rënditur vendimet që i kanë marrë brenda 5 viteve, e të cilat janë: tri herë ngritje page, pagesë e shujtës dhe pagesë e kontributeve pensionale.