Komoran, konfiskohen 60 pako me cigare të kontrabanduara

Polica e Kosovës e ka arrestuar një person nën dyshimin për kontrabandë me mallra.

Rasti ka ndodhur në Komoran të Drenasit, dje rreth orës 18:30.

Sipas njoftimit,Njësiti i Hetimeve kundër Krimit të Organizuar ka dalë në vendin e ngjarjes ku është ndaluar një automjet.

Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar 60 pako me cigare pa banderolë të Republikës së Kosovës, po ashtu është konfiskuar edhe automjeti kombibus.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.