Komisioni për Punë të Jashtme i Kosovës dhe i Shqipërisë mbajnë takim me dyer të mbyllura

Komisioni parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës është duke u takuar me delegacionin nga Shqipëria, anëtarët e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Takimi është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa temat që po diskutohet janë zhvillimet e fundi në rajon dhe më gjerë.

Ndikimi i luftës në Ukrainë në zhvillimet në rajon dhe masat e përbashkëta;

Integrimet Euro-Atlantike të rajonit – Bashkëpunimi Shqipëri – Kosovë dhe  zbatimi i marrëveshjeve të arritura ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Pas përfundimit të takimit, pritet të ketë deklaratë për media.