Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi - Foto: REL/EPA-EFE

Komisioneri i BE-së për zgjerim viziton Kosovën

Komisioneri i BE-së për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi, pritet të vizitojë Kosovën gjatë kësaj jave.

Sipas njoftimit që Varhelyi bëri në Twitter ai prej nesër do udhëtojë për në Ballkanin Perëndimor, ku do vizitojë disa vende përfshirë Kosovën për prezantim të planit ekonomik dhe pakos së zgjerimit.

“Nesër do udhëtojë në Ballkanin Perëndimor dhe në fund të javës do prezantoj planin për ekonomi dhe investime si dhe pakon e zgjerimit para gjithë partnerëve në rajon. Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia”, ka shkruar Varhelyi.