KMDLNj kërkon nga Qeveria që të gjejë zgjidhje për pagesat e rrymës në komunat me shumicë serbe

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj)  ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që  të gjejnë një zgjidhje të shpejtë për pagimin e energjisë elektrike në katër komunat me shumicë serbe në Veri.

Në reagimin e KMDLNj-së shkruan se se duhet të gjendet nje zgjidhje e shpejtë për onsumatorët e papërgjegjshëm që nuk i paguajnë faturat  për rrymën e shpenzuar dhe shërbimet tjera komunale, në të kundërtën, as konsumatorët tjerë nuk do të duhaj t’i paguajnë faturat. 

“KMDLNj ashpër e dënon këtë qasje të institucioneve të Kosovës kurse KEDS-in, bashkë me KOST-in e konsideron kompani të kusarëve që në mënyrë flagrante i shkelin të drejtat e njeriut  për  faktin se janë pjesë e mekanizmave diskriminues” shkruan në reagim.

Sipas tyre, Qeveria Kurti 2 nuk e ka shkaktuar këtë situatë por se e ka trashëguar  nga qeveritë e mëparshme deh konsiderojnë që kritikat nuk e kanë efektin e duhur. 

“Madje, faturat për këto shërbime u janë fryerë konsumatorëve  shqiptarë dhe joserbë, duke i detyruar që të paguajnë, pa dijenë dhe pëlqimin e tyre, faturat  e serbëve dhe humbjet e KOST-it i cili, edhe tani ka kërkuar që qeveria e Kosovës të ndajë 11 milionë euro për energjinë e shpenzuar dhe të papaguar të serbëve në veri të Kosovës” shkruan tutje.

Sipas Këshillit, ky diskriminim zgjatë që nga përfundimi i luftës dhe nuk po i duket fundi dhe se KMDLNj ka kërkuar që ky diskriminim të ndërpritet sikur që edhe të gjithë konsumatorët që janë plaçkitur nga KEDS –i, që nga përfundimi i luftës përmes faturave të fryera, të kompensohen për dëmet që iu janë bërë.

Dje, me 6 vota për dhe 3 kundër, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka votuar që në 6 muajt e ardhshëm, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) të mbulojë shpenzimet e energjisë elektrike në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, me vlerë 11 milionë euro.

Komisioni për Ekonomi voton që KOSTT të mbulojë për 6 muajt e ardhshëm shpenzimet e energjisë elektrike në veri