Klinika Infektive në QKUK e mbushur me pacientë me COVID-19, nuk ka më kapacitete

U. d. i Drejtorit të Klinikës Infektive,  Izet Sadiku në një intervistë dhënë për KALLXO.com ka treguar se klinika në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është duke i shfrytëzuar të gjitha kapacitete e saja për trajtimin e rasteve me COVID-19.

Sadiku potencoi se numri i pacietëve të cilët kërkojnë tretman mjekësor në infektivë është i lartë dhe të gjithë shtretërit janë të ngarkuar me pacientë.

“Vazhdimisht ne kemi plot të mbushura kapacitetet e Klinikës Infektive të cilat për një kohë më të gjatë janë të mbushura për shkak se Klinika Infektive vazhdon të jetë klinika numër një për trajtimin e pacientëve me COVID-19”, tha Sadiku.

Klinika Infektive që nga fillimi i pandemisë ka pasë 120 shtretër për trajtimin e pacientëve me COVID-19 edhe pse kanë kaluar një vit që nga përhapja e pandemisë kësja klinike nuk i është shtuar asnjë shtrat për pacientët të cilët marrin tretman mjekësorë në këtë klinikë.

Ndërsa sa i përket trajtimeve mjekësore Sadiku potencoi se brenda ditës numri i pacientëve që kërkojnë tretman mjekësorë shkon deri në 100  ndërsa për 24 orë mund të arrijnë deri në 150.

“Ata që kërkojnë trajtim mjekësorë ditorë gjithmonë sillet numri dikun mbi 100 pacientë  brenda 24 orëve 150 diku. Është klinika infektive apo COVID-2 dhe COVID-3 që janë klinika e mjekësisë sportive dhe pulmologjia tash ka filluar përgatitje e hapjes së Internos me qëllim të shfrytzimit të kapaciteteve shtesë për shkak se po shihet se numri I pacientëve të cilët po kërkojnë shërbime spitalore është gjithnjë e më i madh”, shtoi tutje.