Foto: Kallxo.com

Klinë, vëllai rrah motrën

Një rast i dhunës familjare është regjistruar në fshatin Qupevë e Ulët të Klinës.

Sipas Policisë, atje vëllai ka rrahur motrën e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 21:00.