Klinë - Tentojnë ta sulmojnë, policia arreston një person

Një person është arrestuar nga policia pasi i njëjti kishte tentuar ta sulmoj një person tjetër.

Sipas ankesës së qytetarit, deri sa ishte duke shkuar në shtëpi me veturë, dy persona kanë tentuar ta sulmojnë por i njëjti është shmangur këtij problemi dhe ka vazhduar rrugën.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:30 në Klinë.

Me të dyshuarin e arrestuar sipas policisë viktima ka pasur disa mosmarrëveshje para disa viteve.

Në lidhje me personin e dytë të cilin e ka përmendur viktima policia nuk ka dhënë detaje ndërsa i arrestuari është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.