foto: Ilustrim

Klinë, arrestohet pasi u kap duke punuar në lokal

Policia ka arrestuar një person në Klinë pasi i njëjti ishte hasur duke punuar në lokal, duke mos respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me sëmundjen COVID-19.

Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti, i cili po trajtohet si mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, ka ndodhur më 6 qershor rreth orës 00:30.