Kjo është gjendja shëndetësore e policëve të plagosur në veri

 

Katër nga shtatë policët e lënduar në veri të Kosovës janë sjellë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.

Të njëjtit pas kontrolleve mjekësore janë liruar për ta vazhduar trajtimin mjekësor në shtëpi.

Drejtori i ShKSUK-së, Valbon Krasniqi tha se policët kishin kryesisht lëndime të natyrës së lehtë.

“Kanë marr kontrollin e nevojshëm, kanë marr dhe ekzaminimin e nevojshme qofshin ato të laboratorëve qofshin ato imazherike, rëngën e të tjera dhe pas konsultave që janë kryer me specialistët e fushave të tjera janë liruar që të katërtit për trajtim shtëpiak”, tha Krasniqi.

Sa i përket numrit të personave që kanë kërkuar trajtim në Spitalin e Mitrovicës, Krasniqi tha se për momentin nuk ka informata të sakta, mirëpo që është duke u përcjell situata.

“Jemi duke e përcjellë situatën dhe ekipet mjekësore edhe në Mitrovicë janë të mobilizuara për çdo lloj situate të mundshme”, shtoi tutje ai.

KALLXO.com gjatë ditës raporti se shtatë pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë marr trajtim në Spitalin e Mitrovicës së Jugut pas lëndimeve nga aksioni i sotëm kundër kontrabandës.

Në mëngjesin e sotëm Policia ka filluar një aksion kundër kontrabandës, ndërsa qytetarët serbë kanë protestuar duke e kundërshtuar këtë aksion.

 

Aksioni në veri, drejtori i Policisë: Ka pasur rrjedhje të informacionit, jemi duke e hetuar