Foto: KFOR, Facebook, 23.03.2024

KFOR publikon pamje nga stërvitjet e Njësisë Speciale

Misioni i NATO-s më Kosovë, KFOR ka publikuar pamje të Njësisë së Specializur Shumëkombëshe, për të cilin ka shkruar se kryen rregullisht aktivitete të stërvitje të betejës tremujore për të ruajtur gatishmërinë e saj të lartë operacionale.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të #KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurtë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë” – ka shkruar KFOR më 23.03.2024 në Facebook.

KFOR-i ka shtuar se ai është reagues i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dje misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), me të cilët thotë së punon në koordinim të ngushtë.

Mandati i KFOR-it është i paraparë në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.

Foto: KFOR, Facebook, 23.03.2024
Foto: KFOR, Facebook, 23.03.2024
Foto: KFOR, Facebook, 23.03.2024