Këshilltari i Kurtit ftohet për intervistim nga policia

Këshilltari politik i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Shkelzen Gashi, ka thënë është ftuar nga forcat e rendit pas një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se nesër do të paraqitet në polici për t`u përgjigjur pyetjeve.

“Sot, më 23 prill 2020, mora ftesë nga Policia e Kosovës që, në cilësinë e të dyshuarit, të paraqitem nesër në ora 10:00 në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rastin «kanosje». Në pyetjen time se kënd e kam kanosur, më thanë se, përmes një postimi në Facebook kam bërë thirrje për rezistencë…”, ka shkruar ai në Facebook.

“Nësër në ora 10:00 do të shkoj në drejtorinë në fjalë sepse i kam edhe unë disa pyetje për ta”, ka thënë Gashi.

 

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10159596318133294&set=a.10152177244363294&type=3&theater

www.kallxo.com