Autobuset e Trafikut Urban foto Facebook Komuna e Prishtines

Kërkohet paraburgim për Drejtorin e Trafikut Urban

Ruhan Beha, Kryetar i Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike “Trafiku Urban”, ka dalur sot para gjykatës ku pritet të vendoset për masën e sigurisë ndaj tij.

Beha po dyshohet për keqpërdorim detyre dhe ushtrim ndikimi për punësim në këtë ndërmarrje.

Gjykatësi kujdestar Naser Foniqi, seancën dëgjimore po e zhvillon me dyer të mbyllura për publikun.

Gjatë ditës së sotme do të merret vendim lidhur me kërkesën e prokurorisë.

Arrestohet kryetari i bordit të Trafikut Urban