Arrestohet kryetari i bordit të Trafikut Urban

Policia e Kosovës ka arrestuar kryesuesin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes “Trafiku Urban”, Ruhan Beha.

Beha dyshohet se ka tejkaluar autorizimet e tij dhe u mundua të ndikojë në vartësit e tij për pranim të një kandidateje në një konkurs punësimi.

Ai dyshohet për veprat penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrim i ndikimit”.

“Sot, më 13.02.2020, pas hetimeve paraprake, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrim i ndikimit”, hetuesit policorë kanë arrestuar të dyshuarin: R.B., viti i lindjes 1982, mashkull kosovar, (Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve – Trafiku Urban në Prishtinë). I arrestuari, dyshohet se tejkalon autorizimet e tij dhe mundohet të ndikojë në vartësit e tij për pranim të një kandidateje në një konkurs punësimi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.