Kërkohet paraburgim për burrin e dyshuar se deshi ta vriste ish-gruan duke e goditur me tavolinë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për Sh. P., pasi i njëjti ka dashur ta vrasë ish- gruan e tij, duke e goditur me një tavolinë.

Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 19 dhjetor 2021, në Komunën e Gjakovës, në banesën e ish- bashkëshortes së tij, të dëmtuarës A.A., ku fillimisht janë fjalosur mes vete, e më pas i pandehuri Sh. P., me një tavolinë druri e kishte goditur të dëmtuarën disa herë në kokë, fytyrë e pjesë të ndryshme të trupit, derisa e njëjta ka mbetur e shtrirë në dysheme pa ndjenja.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 19 dhjetor 2021.

Arrestohet nga Policia pasi dyshohet se rrahu rëndë ish gruan e tij