Foto: KALLXO.com Ilustrim

Kërcënoi zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari

Një burrë është arrestuar të shtunën në mbrëmje në Pejë nën dyshimin për kërcënim.

Sipas raportit policor, i dyshuari kishte ofenduar dhe kërcënuar zyrtarët policorë.

Policia nuk ka dhënë detaje se çka e shtyu të dyshuarin drejtë këtyre veprimeve për çka edhe u prangos.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokuroria e shtetit. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si kanosje.