Kërcënoi policët në Istog, arrestohet i dyshuari

I dyshuari nga Istogu është arrestuar gjatë ditës së djeshme, nën dyshimin se ka kanosur disa zyrtarë policor.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:05 gjatë kohës kur policët ishin duke i shqiptuar të dyshuarit një gjobë.

Në raportin 24 orësh të policisë tregohet se i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Zyrtarë policor dhe inspektorë të AVUK-ut gjatë ditës së djeshme ishin kanosur edhe në Ferizaj.

KALLXO.com ka raportuar se në këtë rast janë arrestuar pesë persona.

Tre burra dhe dy gra të cilët pos kërcënimit që kishin bërë në drejtim të zyrtarëve po ashtu nuk kishin lejuar që policët dhe inspektorët të kryejnë punën e tyre.