Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Këmbësori goditet nga vetura në Prishtinë

Një person ka pësuar lëndime, pasi është goditur nga një automjet. Rasti ka ndodhur sot në mesditë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë për KALLXO.com, se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 12:30, në rrugën “Mark Dizdari” në kryeqytet.

Ajo ka shtuar se si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal.