Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kelmendi: Fluksi i pacientëve në QKUK është sepse Prishtina nuk ka spital

Kandidati për deputet, Gëzim Kelmendi nga partia FJALA, i ftuar në DebatPernime tha se fluksi i pacientëve në QKUK është sepse Prishtina nuk e ka një spital sekondar.

“Nëse do të kishte një spital të Prishtinës, spital sekondar, nuk do të kishte fluks në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës as të përcjellësve. Por problemet më të mëdha edhe ajo e hipertensionit, pacientët shkojnë në QKUK. Në QKMF nuk ka internista e të gjithë shkojnë në QKUK”, ka thënë Kelmendi.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Shemsedin Dreshaj nga  AAK, Gëzim Kelmendi nga FJALA dhe Hatim Baxhaku nga LDK.

Debati transmetohet në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.