Foto: Denis Sllovinja /Termocentral , Obiliq , Kek

KEK-u shpall konkurs për drejtor ekzekutiv të Divizionit të prodhimit të qymyrit

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka shpallur konkurs për drejtor ekzekutiv të Divizionit të prodhimit të qymyrit.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim të kësaj ndërmarrje.

Disa prej detyrave në këtë pozitë përfshijnë: udhëheqjen, menaxhimin dhe mbikqyrjen e të gjitha resurseve të Divizionit për prodhimin e qymyrit.

Ndër kriteret kryesore, sipas të dhënave në konkurs, është niveli universitar në fushën e menaxhmentit/MBA, xehetari, inxhinieri, shkenca natyrore apo lëmi relevante.

Së paku 5 vite përvojë udhëheqëse/menaxhim, kurse 10 vjet përvojë në detyra të ngjashme.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 23 mars.

Kushtet dhe kriteret për aplikim i gjeni këtu