COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Katër vdekje në 24 orët e fundit nga COVID-19

Brenda 24 orëve në Kosovë kanë vdekur katër persona si pasojë e infeksionit me COVID-19, thuhet në raportin e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Në nivel vendi janë regjistruar edhe 281 raste të reja të infektimit me SARS-CoV-2, përderisa janë shëruar 97 persona të tjerë.

Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm, Prizren, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, 1 rast Spitali i Përgjithshëm, Gjakovë dhe 1 rast Klinika Emergjente, QKUK)”, thuhet në raportin e IKShPK-së.

Dje në Kosovë kanë vdekur tre persona si pasojë e infeksionit me COVID-19.