Katër të vdekur dhe 45 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se katër persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 ndërsa janë shënuar 45 raste të reja me këtë virus.

Gjithsej gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 3 mijë e 380 persona të dyshuar për COVID-19.

Në Kosovë aktualisht janë 2 mijë e 928 raste aktive me COVID-19.

Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 298 qytetarë.