Katër të lënduar në aksidentin te rrethrrotullimi

Katër persona janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur sonte rreth orës 22:00, në rrethrrotullimin në dalje të Prishtinës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës. Ajo tha se në rrethrrotullimin Prishtinë – Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident në mes dy automjeteve në lëvizje. Sipas saj, pas aksidentit, është shtruar nevoja për t’u ofruar ndihmë mjekësore 4 personave.

“Rreth orës 22:00, në rreth-rrotullimin Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona. Me rast po merret njësiti i trafikut”, ka thënë zëdhënësja e Policës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.