Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Të rralla janë ditët kur stacionet policore në Kosovë nuk pranojnë raste të dhunës në familje.

E një ditë e tillë nuk ka qenë as dje, pasi për vetëm 24 orë janë raportuar katër raste të kryerjes së kësaj vepre penale.

Në këto katër raste, të dyshuar janë katër burra, ku njëri nga ta është thënë se gjendet në arrati.

Dy raste është raportuar se kanë ndodhur në Prishtinë, njëri në orën 08:50 dhe tjetri në 12:30.

Policia e Kosovës ka thënë rasti i parë është raportuar nga një grua, e cila ka thënë se nga i dyshuari, i cili sipas Policisë gjendet në arrati.

Për këtë ngjarje është thënë se zyrtarët policor janë duke u hetuar.

Rasti i dytë u raportua se ka ndodhur rreth orës 12:30, në të cilin rast u njoftua se i arrestuar ka mbetur një burrë.

I arrestuari po dyshohet se ka shkaktuar dhunë ndaj viktimës, e cila ka marrë tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti i tretë i dhunës në familje u njoftua se ka ndodhur në Hajvali, rreth orës 19:05, ku në stacion policor është thënë se janë shoqëruar i dyshuari dhe viktima pasi që të njëjtit kishin mosmarrëveshje në mes tyre.

Policia ka thënë se lidhur me rastin në konsultim me prokurorin pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Përderisa rasti i fundit është raportuar se ka ndodhur në Prizren rreth orës 20:00, ku është arrestuar një burrë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë psiqike ndaj një gruaje.

I dyshuari është thënë se ka qenë në ndikim të alkoolit me 0.83 promilë.

Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.