Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina"

Katër programe të Fakultetit të Bujqësisë të UP-së nuk u akredituan nga KSHC

Katër programe studimi të Fakultetit të Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës nuk janë akredituar për shkak të infrastrukturës që ka ky Fakultet.

Kështu u vendos nga anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) në mbledhjen e datës 20.05.2024.

Lista e programeve të studimit të universiteteve, përfshirë edhe UP-së, që anëtarët e KSHC-së vendosën që të akreditohen nuk është finale. Kjo listë pritet të publikohet pas disa ditësh.

Sipas vlerësimit të ekspertëve për këto programe të studimit të Fakultetit të Bujqësisë, Fakulteti nuk i plotëson kushtet për studimin e atyre programeve.

Programet e Fakultetit të Bujqësisë të UP-së që nuk u akredituan për shkak të infrastrukturës së Fakultetit janë: “Prodhim bimor” (Bachelor), “Mbrojtja e bimëve-Fitomedicinë” (Master), “Pemëtari – Vreshtari” (Master), “Bujqësi urbane” (Master).

KALLXO.com ka raportuar për infrastrukturën e Fakultetit të Bujqësisë të UP-së.