Katër komunat e prekura sot me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se nga 236 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve sot, 10 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sipas IKShPK, rastet e konfirmuara janë: 4 nga komuna e Vushtrrisë, 4 nga komuna e Ferizajt dhe nga një rast në Prishtinë dhe Prizren.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Vushtrri), komuna e Ferizajit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ferizaj dhe 1 rast Rahovicë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Prishtinë dhe Randobravë-Prizren”, është bërë e ditur në njoftim.

Në total numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 955, 691 janë shëruar dhe 29 kanë humbur jetën.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 15 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 4.588.873 raste të COVID-19 dhe 306.185 raste të vdekjes.