Foto:Ilustrim

Kaplohet nga flaka një shtëpi në Vushtrri

Një shtëpi është kapluar nga flaka më 29.02.2024 në rrugën “Sali Zeka” në Vushtrri.

Lajmi është konfirmuar për KALLXO.com nga zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë se rreth orës 20:20 është raportuar se një shtëpi është kapluar nga flaka.

Ai tha se zjarrfikësit dhe njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi shtoi se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.