Ilustrim

Kanosje me armë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar të hënën më 13.05.2024 në Prishtinë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte kanosur me një armë tre persona të tjerë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit arma është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.