Kanosi me jetë zyrtarët policorë pas shqiptimit të gjobës, arrestohet një shtetas gjerman në Vushtrri

Policia e Kosovës njofton se ka shoqëruar në stacionin policor një person në Vushtrri, shtetas i Gjermanisë.

Sipas Policisë, ai po dyshohet se pas shqiptimit të gjobës në trafik, ka kanosur me jetë zyrtarët policorë, të cilët ishin në detyrë zyrtare.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.