Kanos policët që po e gjobitnin për masat anti-COVID, arrestohet një person në Lipjan

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi i njëjti kishte kanosur dy zyrtarë policorë të cilët ishin duke i shqiptuar gjobë për mosrespektim të masave anti-COVID-19.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:30 në Lipjan.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.