Kandidati i LDK-së: Nuk kam vizë që 1 muaj

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Peci duke folur për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ka treguar se ai nuk ka vizë që rreth 1 muaj.

I pyetur nga Jeta Xharra, nëse Peci ka vizë, ai thotë se tashmë i ka skaduar.

“Më duket që më ka skadu që rreth 1 muaj”, tha shkurtimisht Faton Peci.

KALLXO.com e ka zënë në rrenë Faton Pecin, i cili deklaroi se Isa Mustafa asnjëherë s’ka uruar për procesin e liberalizmit të vizave.

KALLXO.com ka gjetur se Isa Mustafa kishte uruar qytetarët e Kosovës më 4 maj të 2016, kur ishte marrë rekomandimi pozitiv për vizat.

https://kallxo.com/krypometer/rrena-e-kandidatit-te-ldk-se-per-mos-urimin-e-isa-mustafes-per-liberalizim/