default

Kamenicë: Hapet aplikimi për 50 euro për qytetarët e prekur nga COVID-19

Ashtu si Komuna e Prishtinës edhe Komuna e Kamenicës do të ndajë nga 50 euro për qytetarët e prekur nga COVID-19.

Në njoftimin e publikuar, Komuna e Kamenicës ka dhënë instruksione sesi duhet të bëhet aplikimi për këto të holla.

“Për të aplikuar për subvencionimin në vlerë prej 50 eurosh, duhet të jetë personi i identifikuar me test PCR dhe të jetë në listë të IKSHP-së. Gjithashtu, luteni të mos dërgoni kartelën bankare, por konfimimin e xhirollogarisë të cilën fillimisht duhet ta merrni nga banka ku keni të hapur llogarinë. Në të kundërtën aplikimi nuk do të jetë valid”, thuhet në njoftim.

Detaje të tjera të aplikimit për këto fonde mund të gjeni në këtë link.

Përveç Kamenicës, edhe Komuna e Prishtinës është duke aplikuar subvencionimin e qytetarëve të prekur nga COVID-19 me një shumë të parave prej 50 eurove.