Kamala Harris - gruaja e parë nënpresidente në ShBA

Presidenti i Amerikës tani është demokrati, Joe Biden. Ndërsa, përkrah tij dhe numri dy në ShBA, për herë të parë në historinë amerikane, do të jetë një grua, Kamala Harris.

Tani 55-vjeçaria do të drejtojë vendin së bashku me Biden në një kohë kritike, kur vendi po kalon nëpër pandeminë globale të COVID-19.

Harris do të jetë gjithashtu nënkryetarja e parë me ngjyrë dhe e para aziatiko-amerikane.

E menjëherë pasi mori lajmin që demokratët fituan Presidencën amerikane, ajo telefonoi Presidentin e ri, Joe Biden.

Fjalët e para të Biden: Do të jem President i të gjithë Amerikanëve

www.kallxo.com