Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Kaçanik - Një person gjendet pa shenja jete në një shtëpi

Një person është gjendur pa shenja jetë në një shtëpi në Kaçanik. Personi pa shenja jete është gjendur në një dhomë të shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:43 minuta të mëngjesit të ditës së djeshme.

Në vend të ngjarjes kanë dal edhe njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.