Kaçanik, arrestohet 35 vjeçari kërkuar për vjedhje të pyjeve

Policia e Kosovës ka arrestuar një 35-vjeçar në Kaçanik, i cili ishte në kërkim nga Gjykata e Ferizajt për vjedhje të pyjeve.

I njëjti është dënuar nga kjo gjykatë me 120 ditë burg.

“Policët e stacionit në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 16:50 kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet R.T (M/K), i moshës 35 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje e pyjeve” me dënim burgimi prej 120 ditëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit pas kompletimit të dokumentacionit.