Regjisori Jeton Neziraj. Foto: Atdhe Mulla/BIRN

Jeton Neziraj fiton Çmimin Evropian për Arritje Kulturore

Dramaturgu Jeton Neziraj ka fituar Çmimin Evropian 2020 për Arritje Kulturore.

Në njoftimin e “KulturForumEuropa / EuropeCultureForum” thuhet se themeluesi dhe Drejtori Artistik i Qendrës “Multimedia” Jeton Neziraj është vlerësuar me këtë çmim si një nga autorët politikë më përfaqësues të Ballkanit të ri për shërbimet e tij.

KulturForumEuropa e ka cilësuar Nezirajn si ambasador kulturor midis Lindjes dhe Perëndimit, për tejkalimin e kufijve kombëtarë dhe pengesat kulturo-historike nga dhe në Evropë, dhe vendosjen e lidhjeve kuptimplota bashkëpunuese në Kosovë, Evropë.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në Prishtinë.

Për herë të 27-të, KulturForumEuropa ndan çmimin KulturPreisEuropa.