Ministria e Kulturës nuk e mbështet botimin e librit të fituesit të çmimit evropian për letërsinë 

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit nuk e ka mbështetur botimin e librit të ri të Shpëtim Selmanit. 

Selmani, vitin e kaluar fitoi Çmimin e Bashkimit Evropian për Letërsinë. 

Ndaj mos mbështetjes së MKRS-së për botimin e librit të Selmanit ka reaguar dramaturgu Jeton Neziraj, përmes një postimi në Facebook.  

Neziraj ka shkruar se është për habi që në listën e ministrisë për financim të botimit të librave për vitin 2021 nuk e gjendet edhe emri i fituesit të çmimit evropian për letërsinë, Shpëtim Selmani. 

“Ministria e Kulturës vazhdon të na befasojë – fatkeqësisht, për të keq. U habita, vërtetë u habita shumë, kur në listën pë financim të botimit të librave për vitin 2021 nuk e gjeta emrin e Shpëtim Selmanit, me të cilin e dija se kishim aplikuar për librin e tij të ri”, ka shkruar ai. 

 Në maj të 2020 aktori dhe shkrimtari Shpëtim Selmani fitoi Çmimin e BE-së për Letërsi, me librin “Libërthi i dashurisë”. 

Foto: Shpëtim Selmani/Facebook

 Postimi i plotë i Nezirajt në Facebook: 

Shpëtim Selmani vjet fiton çmimin Evropian për Letërsi, sivjet Ministria e Kulturës nuk ia financon librin e ri!!! 

Ministria e Kulturës vazhdon të na befasojë – fatkeqësisht, për të keq. U habita, vërtetë u habita shumë, kur në listën pë financim të botimit të librave për vitin 2021 nuk e gjeta emrin e Shpëtim Selmanit, me të cilin e dija se kishim aplikuar për librin e tij të ri. Nuk e dij a duhet të qeshim a të qajmë! Në fakt, Qendra Multimedia ishte penalizuar tërësisht, ashtu sic po kuptoj qenka penalizuar edhe Lidhja e Shkrimtarëve, PEN Qendra etj. Dhe a e dini përse, sepse, Ministria e Kulturës, sivjet paska vendosur të financoj ekskluzivisht vetëm botues të regjistruar si botues (pa çka që në listën e botuar shihen edhe disa që kanë prapashtesën “SH.P.K”).  

Por hajde t’i kthehemi problemit:  

– Ministria e Kulturës, krejt befasishëm, sivjet paska vendosur të qes një kriter të ri (që ndoshta edhe ka qenë, por që më përpara nuk e kanë përfillur)! Pyetja: mbi çfarë baze dhe përse deri më tani nuk e kanë përfillur! Dakord, le të themi se kanë bazë ligjore. Megjithatë, jam i sigurt që e dinë, se duke penalizuar Qendrën Multimedia, nuk po e penalizojnë një OJQ dosido, por botuesin kryesor të dramës, në Kosovë dhe në Shqipëri. Pra, krejt botuesit në Kosovë e Shqipëri bashkë, nuk botojnë më shumë drama brenda vitit se sa që boton Qendra Multimedia. Tani, Këshilli i LIbrit le të kapet për aspektet ligjore e procedurale, megjithatë, fakti është fakt. Ashtu siç është fakt që në listën e tyre për mbështetje të financimit të librit mungon libri i Shpëtim Selmanit, dhe që në atë liste mezi u gjendkan 2- 3 botime dramash! Një shtet që brenda vitit boton 3 libra me drama! Phu!