Dita e dytë e Showcase-it të teatrove të Kosovës

Dita e dytë e Showcase-it të teatrove kosovare është hapur sot me prezantimin e projekteve të krijuesve kosovarë para skeletorëve dhe krijuesve të artit skenik.

Krijuesit: Alban Beqiraj, Florent Mehemti, Alketa Syla, Simon Pitaqaj kanë prezantuar projektet e tyre në Teatrin Kombëtar në kuadër të Showcase-it të teatrove në Kosovës, aktivitet që ka nisur dje në mbrëmje edicionin e tij të dytë.

Jeton Neziraj, drejtor i Qendrës Multimedia, organizatore e Showcase-it të teatrove kosovare ka thënë në një prononcim për Kallxo.com, se prezantimi, “Promovimi i teatrit kosovar” është një mundësi për krijuesit teatrorë për të prezantuar projektet e tyre në kuadër të Showcase-it, por që nuk janë pjesë e programit të tij.

“Ky është një mini- panair i vogël ku artistët e teatrit, projektet të cilat nuk janë përfshirë në showcase, prezantojnë projekte dhe punë e tyre. Pra ne kemi dashur ta kemi edhe një hapësirë të vogël përmes së cilës do t’ju japin hapësirë artistëve tjerë të shfaqjet e të cilave nuk janë pjesë e Showcaseit, por thjesht kanë projekt interesante që kishin dashur t’i prezantojnë gjatë këtij showcase-it”, ka thënë Neziraj.

Përveç, prezantimit të projekteve të bëra nga krijuesit kosovarë në kuadër të këtij aktiviteti, dhe shfaqjes “Hipokritët apo pacienti anglez” shfaqur në teatrin ODA, gjatë ditës së stome, në program është edhe shfaqja e dramës “Erdhi Godoja” që shfaqjet në Gjilan dhe “Pesë stinët e armikut të popullit” që shfaqet në mbrëmje në Teatrin Kombëtar në Prishtinës.

Dita e dytë e Showcase-it do të mbyllet me Mbrëmje muzikore që është para parë të mbahet ë orët e vona të ditës së sotme në 00Menza Ramiz Sadiku.