Teatri i Gjilanit

Drama e refugjatëve në dërrasat e teatrit të Gjilanit

Në Teatrin e Gjilanit do jepet premiera e performancës teatrale “a.y.l.a.n”

Më 20 dhe 21 dhjetor në orën 20:00  do të interpretohet në mënyrë ironike  drama aktuale e refugjatëve në Evropë, dhe përpjekja e njerëzve për të përfituar nga tragjedia e tyre.

Shfaqja me regji të Blerta Neziraj, trajton ngjarjen në një qytetin Roccalumera në  Sicili. Mërzia që i kaplon banorët bënë që ata të shpresojnë në ardhjen e refugjatëve, me shpresë që qyteti i tyre do të marr vëmendje dhe do të përfitoj nga ndihmat ndërkombëtare.

Aurita Agushi, Ernest Zymberi, Kushtrim Qerimi, Tringa Hasani, Gani Rrahmani dhe Alban Shahiqi janë aktorët e shfaqjes nga Jeton Neziraj.

Teatri i Qytetit në Gjilan ka njoftuar se biletat për premierën e 20 shjetorit janë shitur

“Super interesim i publikut dhe numër i vogël i ulëseve për ta parë shfaqjen”, ka thënë Teatri në një njoftim.