Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Jarinjë, arrestohet i dyshuari për falsifikim të dokumenteve

Policia e Kosovës ka arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë një 55-vjeçar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale – falsifikim i dokumentit.

Organet e rendit kanë njoftuar se i arrestuari me iniciale E.B., dhe A.D., i cili gjendet në arrati, dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme përmes procedurës së ndërmjetësimit kanë shitur 30 prona të pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Mitrovicë.

Vlera e një prone është shitur nga pesë mijë deri në shtatë mijë euro.

Në njoftimin e Policisë thuhet se E.B. dhe A.D. kanë qenë në kërkim policor meqenëse jetojnë jashtë vendit.

Ndërsa dy persona të tjerë, B.K., dhe E.J., të përfshirë në rast, dyshohet se kanë kryer veprën penale – keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.