Gaza, 12 tetor 2023, Foto: REFL/REL

Izrael - Gaza: Numri i të vdekurve arrin në 30,000 sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazas

Më shumë se 30,000 njerëz janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës së Izraelit me Hamasin në tetor të vitit të kaluar, ka thënë të enjten Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar, shkruan sot CNN.

Këto shifra të tmerrshme e shpërfaqin një sprovë të tmerrshme mujore për palestinezët në këtë territor, gjatë së cilës bombardimet dhe fushatat tokësore të Izraelit e kanë zhvendosur shumicën dërmuese të popullsisë dhe kanë krijuar një krizë të tmerrshme humanitare.

Izraeli po përballet me presion në rritje globalisht për ta ndalur konfliktin, por fushata e tij në Gaza e ka ruajtur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, aleatit të saj kryesor dhe furnizuesit më të madh të ndihmës ushtarake.

SHBA propozoi një “armëpushim të përkohshëm” në Kombet e Bashkuara në fillim të këtij muaji, mirëpo e ka vënë veton ndaj thirrjeve për një ndalim të menjëhershëm të konfliktit.

Numri i të vdekurve nxjerr në pah frikën për më shumë vuajtje në Rafah, qyteti më jugor i Gazës me më shumë se 1 milion njerëz të përqëndruar aty dhe ku Izraeli pritet ta nisë një ofensivë të re.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve, por ka thënë në përditësimet e fundit se rreth 70% e viktimave janë gra dhe fëmijë.

Në anën tjetër, Izraeli vlerëson se rreth 10,000 luftëtarë të Hamasit janë vrarë që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli i shpalli luftë grupit militant. 

Më shumë se 1,200 njerëz në Izrael u vranë gjatë sulmeve të Hamasit më 07.10.2023 dhe më shumë se 250 u rrëmbyen dhe u morën peng në Gaza./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala