CoVid-19 - Të shëruar

Istog, shërohet nga COVID-19 një fëmijë 2 vjeç

Një fëmijë dy vjeçar nga komuna e Istogut është shëruar nga coronavirusi.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Mujë Osmanaj përmes Facebook-ut.

Gjithashtu ai ka njoftuar se në këtë komunë është edhe një qytetar tjetër pozitiv me COVID-19, por që është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Lajm i mirë per sot është shërimi i fëmiut 2 vjeçar nga COVID-19 (testi i dytë negativ sot). Kemi vetëm edhe një rast ende pozitiv në gjendje të mirë shëndetësore e që presim së shpejti të dalë negativ! Mbani distancë dhe masat tjera”, ka shkruar ai.